Nën yje, Orkestra e harqeve sjell mbrëmjen klasike në amfiteatrin antik të Durrësit

Date:

Share post:


Mbrëmja e kaluar solli në Durrës një nga ato përjetime që qëndrojnë gjatë në kujtesë: muzikë klasike, dritë hëne dhe një amfiteatër antik që u mbush me emocion dhe duartrokitje. Nën kupolën e qiellit të hapur dhe në gjurmët e mijëra viteve histori, Orkestra e Harqeve “Aleksandër Moisiu” ngjiti në skenën e lashtë një koncert të paharrueshëm, një udhëtim përmes tingujve të klasikëve botërorë dhe kompozitorëve shqiptarë.

Të pranishmit shijuan pjesë të përzgjedhura nga kompozitore të njohur si Tchaikovsky, Elgar dhe Bernstein, ndërsa emocioni kulmoi me premierën e veprës “Vals Fantazi”, krijuar nga kompozitori durrsak Ylli Ramzoti, një emër që prej vitesh kontribuon në skenën muzikore shqiptare, i cili ishte i pranishem teksa orkestra ekzekutoi veprwn e tij. 

Dirigjenti Grid Kalaja e përshkroi koncertin si një “kombinim të pasur të klasikëve ndërkombëtarë me krijimtarinë shqiptare, përfshirë edhe përpunime të veçanta të këngëve tradicionale.”

Mbrëmja u pasurua edhe nga performanca e mezzosopranos Olta Juba, e cila solli një këngë arbëreshe të orkestruar nga instrumentisti i njohur durrsak Moni Kuriçi, i njohur dhe për përpunimin e muzikës shqiptare për orkestra.

“Për ne është një mbrëmje e veçantë. Muzika klasike ka gjetur vendin ideal për të rrëfyer historinë e saj: këtu, në këtë amfiteatër ku çdo gur ka një histori”, tha Alketa Tragaj, drejtuese e Qendrës Kulturore të Durrësit.

Edhe pse ky repertor është konceptuar për ambiente të mbyllura, interpretimi në Amfiteater, i shoqëruar nga pesha e historisë dhe yjet e verws, krijuan një atmosferë te bukur, ku muzika dhe arti takohen me traditën, historinë dhe shpirtin e qytetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...