Zjarri djeg kodrat e Ksamilit, Përballja e vështirë me flakët

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së enjtes kodrat përreth Ksamilit, duke shkaktuar panik në komunitet dhe një reagim të menjëhershëm nga strukturat e emergjencës. Përhapja e tyre ishte e shpejtë dhe e pakontrolluar për disa orë.
Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse rezultoi e pamundur, për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në zonën ku nisi zjarri. Për pasojë, u organizua një ndërhyrje në kushte të vështira me mjete rrethanore nga forcat zjarrfikëse, banorët e zonës, punonjës të policisë dhe administrata e Bashkisë Sarandë.

Pas një përpjekjeje intensive që zgjati për më shumë se tetë orë, rreth orës 03:30 të mëngjesit zjarri u vu përfundimisht nën kontroll. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet në sipërfaqet me bimësi janë të konsiderueshme.

Në terren ndodhen ende autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës për të bërë vlerësimin e plotë të situatës dhe për të monitoruar zonën në rast të ndonjë rindezjeje.

Autoritetet vendore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në kushtet e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, që shtojnë ndjeshëm rrezikun e zjarreve në zonat pyjore dhe kodrinore gjatë muajve të verës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...