Biznesmeni italian pranon vrasjen e shqiptarit dhe tregon trupin e tij

Date:

Share post:

Është zbardhur identiteti i 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali pas një tentative grabitjeje të ndodhur në rajonin e Kampanias. Viktima është Rivaldo Rusi, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, gjatë një përpjekjeje për të hyrë në mënyrë të paligjshme në banesën e tij, në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Autori i dyshuar i vrasjes është 58-vjeçari Aurelio Valiante, një emër i njohur në sektorin e ndërtimit në zonë. Ai u arrestua nga autoritetet italiane pasi u dorëzua vetë disa ditë pas ngjarjes dhe pranoi përpara hetuesve se kishte qëlluar me armë zjarri ndaj të rinjve shqiptarë, duke lënë të vdekur në vend një prej tyre dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

Sipas rrëfimit të biznesmenit, pas vrasjes, ai e kishte fshehur trupin e pajetë të 26-vjeçarit, duke e varrosur në një zonë të pyllëzuar dhe të izoluar në fshatin San Severino di Centola, disa kilometra larg banesës së tij. Pikërisht në këtë vend, të treguar prej tij gjatë dëshmisë, forcat e policisë zbuluan trupin e pajetë.

Ndërkohë, njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes u plagos rëndë gjatë përplasjes me armë dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa i treti ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Identifikimi i viktimës u bë përmes deklaratave të të plagosurit dhe verifikimeve të kryera nga policia. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit “San Luca” për autopsi, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse biznesmeni ka vepruar i vetëm apo është ndihmuar nga persona të tjerë në fshehjen e trupit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse veprimi i Valiante ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes apo përbën një reagim disproporcional me pasoja fatale. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të sqaruar ngjarjen tragjike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...