Interpretim vienez në Durrës, Nis edicioni jubilar i Chamber Fest

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së premtes, nën tingujt elegantë të një trioje vjeneze dhe nën kupolën historike të katedrales “Shën Luçia”, nisi në Durrës edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Chamber Fest Durrës. Një fillim i denjë për një festë muzike që ka mbushur dy dekada jetë dhe nuk ka humbur aspak nga freskia e saj artistike. Madje ka evoluuar, duke u konsoliduar si një aktivitet ndërkombëtar dinjitoz.

Këtë vit festivali, që do të vijojë deri më 21 korrik, do të sjellë para artdashësve kompozitorë të mëdhenj të interpretuar nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare. Mbrëmja hapëse solli në Durrës trion “Amadeus” nga Vjena, e cila ndezi atmosferën me interpretimet e saj plot finesë, duke dhuruar një prelude të bukur për një festival të suksesshëm. Trio austriake interpretoi një repertor të pasur me vepra nga Çajkovski, Haydn, Schubert dhe Shmidinger.

Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, bashkëpunime ndërkombëtare dhe projekte artistike të reja janë pjesë e këtij edicioni jubilar, që me klasin dhe pasionin e vet vazhdon të sjellë muzikën e dhomës në qytetin bregdetar dhe të edukojë publikun me virtuozitetin e instrumentistëve.

Pas çdo edicioni qëndron një përkushtim i palëkundur. Ai i artistes dhe pedagoges së njohur, Nevila Kalaja, ideatores dhe organizatores së festivalit, që prej më shumë se dy dekadash ka ditur të sfidojë kohën dhe vështirësitë, për të mbajtur të gjallë një traditë që e lidh Durrësin me skenën e muzikës së dhomës në botë.

Chamber Fest Durrës është një ftesë për t’u ndalur, për të dëgjuar dhe për të ndjerë tingujt që flasin gjuhën universale të artit, pavarësisht temperaturave të larta. Dhe këtë verë, kjo gjuhë do të flitet sërish me pasion në qytetin e lashtë buzë Adriatikut.
V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...