Ndihma e parë në plazhe, flasin pushuesit

Date:

Share post:

Shtimi i flukseve turistike në bregdet ka çuar dhë në shtimin e qendrave shëndetësore verore, të cilat presin në çdo orë të ditës pushuesit vendas dhe të huaj për çdo shqetësim shëndetësor që mund të kenë. Ndihma e parë u jepet në këto qendra dhe në rast nevoje për trajtim të specializuar njoftohet Urgjenca Kombëtare e cila më pas vlerëson rastin dhe përmes autoambulancës e dërgon atë për trajtim të mëtejshëm në spitalin rajonal të Durrësit, ose në Tiranë.

4 qendrave ekzistuese në Gjirin e Lalëzit, Currila, plazh të madh dhe Shkëmbin e Kavajës u është shtuar edhe një qendër e re në zonën e Hamallajt.

Të pajisura me staf, medikamente e pajisje bazë për të ofruar ndihmën e parë për pushuesit në plazhe, këto qendra ofrojnë shërbim 24 orësh çdo ditë. Pushuesit i vlerësojnë si të domosdoshme praninë e tyre.

“Unë jam rumune, por jetoj prej 10 vitesh në Gjermani. Shërbimi shëndetësor në plazh është shumë i rëndësishëm. Nuk kam parë ende ndonjë qendër, pasi s’kam pasur nevojë, por duhet të jetë e pranishme patjetër”, shpreht një turiste.

“Unë kam 3 fëmijë të mitur dhe qendra shëndetësore në plazh është domosdoshmëri. Vetëm ekzistenca e saj të ofron njëfarë sigurie dhe pa ndodhur gjë. Sezonin e kaluar kam shkuar disa herë për të trajtuar temperaturën e lartë tek djali dhe një çarje të vajzës në këmbë”, shton një tjetër.

“Mendoj që duhet të jenë dhe më të shpeshta pikat ambulatore, pasi numri i pushuesve është shumë i madh dhe nevojat gjithashtu. Ka të moshuar që u bie të fikët, apo të rrezikuar nga mbytja në det dhe derisa t’i dërgosh tek qendra që ndodhet në sektorin “Hekurudha”, apo derisa të vijë autoambulanca mund të jetë vonë”, vijon një tjetër.

Që nga 1 qershori kur ka nisur puna në këto qendra, rastet më të shumta i përkasin pickimeve nga peshqit, insektet, dermatitet dhe mjekimet e plagëve të shkaktuara kryesisht tek fëmijët gjatë lojërave në plazh. Nuk mungojnë as rastet e pushuesve të moshuar, të huaj e vendas, të cilët në përballje me temperaturat e larta paraqesin simptomat e goditjes nga dielli dhe tensioni i lartë arterial.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Durrës, sezonin e kaluar kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore të ngritura pranë plazheve rreth 12 mijë pushues, 40 % e të cilëve kanë qenë shtetas të huaj.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...