Nuk u intereson vetëm plazhi, Ja çfarë thonë turistët e huaj

Date:

Share post:

Në Durrës, në dallim nga sezonet e kaluara, kur shumica e turistëve të huaj vinin kryesisht nga vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, këtë vit mbizotërojnë turistët perëndimorë. Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit shprehen të kënaqura me ecurinë dhe flukset turistike të këtij sezoni.

“Pritshmëritë tona për sezonin janë shumë të larta dhe ne jemi thuajse plotësisht të rezervuar për të gjithë vitin. Sezoni është shumë pozitiv. Klientët tanë janë nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Zvicra, SHBA, Gjermani etj., por dhe nga vendet fqinjë si Kosova e Maqedonia. Tregu turistik po zgjerohet gjithnjë e më shumë“-u shpreh Bachi Lekveishvili, Menaxher i Përgjithshëm në një nga hotelet më të mira buzë Adriatikut.

Shumica e këtyre turistëve që vijnë për herë të parë në vendin tonë tregojnë eksperiencën e tyre pozitive teksa pushojnë buzë Adriatikut, po nuk mjaftohen me kaq.

“Jam nga Holanda dhe më pëlqen kjo atmosferë e qetë. Shkuam dhe në Durrës. Njerëzit, kaq miqësorë dhe ndihmues. E adhuroj këtë. Edhe ushqimin e pëlqej shumë. Më duket si diçka mes ushqimit grek dhe italian. Do të kthehem sërish me siguri.”

“Kam ardhur me gruan. Jemi nga Skocia ku ende ka borë. Ne udhëtojmë shumë dhe këtë herë doja diçka më afër shtëpisë. Pashë Shqipërinë në hartë dhe thashë pse jo, vetëm 3 orë larg me avion. Gjithçka fantastike këtu.”

“Vij për herë të parë. Jam nga Holanda, por jetoj në Irlandë. Shqipëria është një vend i bukur pushimesh. Plazhe të bukura, njerëz miqësorë, por shumë plastikë përdoret dhe nuk riciklohet.”

Përveç mikpritjes dhe ushqimit të shijshëm, turistët janë të interesuar për të njohur më shumë dhe vendasit, kulturën dhe traditën shqiptare.

“Ende nuk kam takuar një njeri të paedukatë. Të gjithë janë mikpritës. Kur perëndon, bashkë me gruan ulemi dhe shohim njerëzit. Keni një jetesë dhe histori interesante, po trafiku është ca kaotik. Unë nuk do i jepja makinës këtu. Pavarësisht kësaj më pëlqen shumë dhe do të kthehem së shpejti.”

“Më pëlqen kultura, njerëzit, ushqimi dhe moti këtu.”

“Gjithmonë turistët kanë të drejtë dhe duhen trajtuar mirë dhe të jenë të mirëpritur. Duhet të jemi ne më fleksibël dhe të rrisim nivelin që dhe të promovojmë turizmin dhe të rrisim numrin e atyre që na zgjedhin.”

Përvoja pozitive e turistëve është një nxitëse për operatorët privatë dhe publikë që të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për të siguruar një turizëm të qëndrueshëm në vazhdim.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...