Hetimi tatimor ndaj “Bankers Petroleum” dhe arrestimet, Sindikata reagon për të drejtat e punonjësve

Date:

Share post:

Zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania” në Fier janë bastisur mesditën e së mërkurës nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Tatimeve, në kuadër të një hetimi të thelluar për shkelje të dyshuara financiare dhe tatimore. Operacioni ka çuar në arrestimin e të paktën dy zyrtarëve të lartë të kompanisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao, si dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Burime jozyrtare thonë se është arrestuar dhe ish-drejtori i financës në kompani Ardit Kero.

Sipas burimeve zyrtare, janë lëshuar 14 urdhër-arreste, ndërsa katër shtetas kinezë janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie. Dyshimet lidhen me një skemë të dyshuar evazioni fiskal, përmes së cilës kompania dyshohet se ka raportuar të ardhura më të ulëta nga fitimet reale, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore ndaj shtetit shqiptar. Skema përfshinte, ndër të tjera, shtrembërimin e të dhënave financiare të dorëzuara në organet tatimore.

Ndonëse Leonidha Çobo është larguar nga kompania prej më shumë se 9 vitesh, emri i tij është përfshirë në urdhrat e ndalimit. Ende nuk është e qartë nëse hetimi ndaj tij lidhet me periudhën kur drejtonte kompaninë apo me ndonjë bashkëpunim të mëvonshëm. Kontrollet në ambientet e kompanisë janë ende në zhvillim, ndërsa në vijim priten informacione më të detajuara mbi provat e sekuestruara dhe akuzat konkrete që rëndojnë mbi të arrestuarit.

Reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Në një deklaratë publike, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të lartë të “Bankers Petroleum”. Ajo bën të ditur se po ndjek me vëmendje të plotë zhvillimet, duke theksuar shqetësimin për ndikimin që ngjarja mund të ketë mbi aktivitetin e kompanisë dhe mbi të drejtat e punonjësve.

“Ne jemi të angazhuar të monitorojmë pasojat që këto ngjarje mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës”, thuhet në deklaratë.

Sindikata kërkon transparencë të plotë nga institucionet dhe drejtuesit e kompanisë, ndërsa njofton se do të kërkojë një takim urgjent me drejtuesit aktualë të “Bankers” për të garantuar stabilitetin e aktivitetit dhe për të siguruar respektimin e angazhimeve kontraktuale dhe financiare ndaj punonjësve.

Duke bërë thirrje për qetësi dhe informim vetëm nga burime zyrtare, sindikata shprehet e vendosur të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, në një moment delikat për kompaninë.

Zhvillimet e mëtejshme mbi këtë çështje pritet të sqarohen në ditët në vijim, ndërsa hetimi vijon në bashkëpunim mes Policisë, Tatimeve dhe Prokurorisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...