Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi

Date:

Share post:

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 40 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut.

Sipas policisë, më konkretisht në Kastrat dhe Shkrel, në zonën e Malësisë e Madhe, u zbuluan 22 422 bimë kanabis, ndërsa në në Temal dhe Shllak të Vaut të Dejës, u asgjësuan 2 409 bimë.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë. Asnjë prej kultivuesve nuk u arrestua, por në hetim në gjendje të lirë u morën 8 kryepleqë të fshatrave Pecaj, Ura e Shtrenjtë, Ndrejaj, Nicaj, Mollë, Bzhetë, Ducaj dhe Lohë e Sipërme dhe 2 roje mjedisi.

Ata dyshohet se kanë lejuar apo nuk kanë raportuar kultivimin e bimëve narkotike në zonat që mbulojnë. Forcat e rendit janë mbështetur edhe nga dronë dhe teknologji për zbulimin nga ajri, ndërsa në operacionin e fundit, për shkak të terrenit të vështirë u përdor helikopteri.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

D. V., kryetar i fshatit Pecaj

R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

L. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

M. Ç., roje pyjesh

M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...