18 të vërteta që nuk i dini për njerëzit e qetë, introvertët

Date:

Share post:

Në një botë ku zëri shpesh dominon, njerëzit e qetë ngelen të keqkuptuar, të nënvlerësuar, apo edhe të harruar. Por ata që flasin pak, në të vërtetë kanë botë të tëra për të treguar, vetëm në mënyra më të thella, më të kujdesshme dhe shpesh më autentike. Më poshtë po ju sjellim 18 fakte që ndriçojnë botën e brendshme të njerëzve të qetë dhe introvertëve, si një mënyrë për të kuptuar më mirë këtë tipar shpirtëror, që ndonjëherë mund të jetë edhe bekim, edhe barrë.

1. Njerëzit e qetë flasin shumë… brenda vetes, dhe ndonjëherë edhe me veten.

2. Kur ndihen rehat me dikë, shfaqin një anë të çmendur dhe të egër.

3. Ata flasin me zemrën dhe mendimet e tyre.

4. Janë të turpshëm dhe shpesh nuk mund të mbajnë kontakt të gjatë me sy.

5. Mbajnë shumë zemërim brenda, ndaj mos i zemëroni. Por dinë si ta menaxhojnë atë.

6. Janë të fortë dhe shumë inteligjentë.

7. Ndonjëherë janë krejt ndryshe në rrjetet sociale, të çmendur e spontanë.

8. Kanë personalitet shumë tërheqës dhe janë shoqëri e këndshme.

9. Mendja e tyre është gjithmonë në funksion, mendojnë shumë, ndonjëherë deri në lodhje, si për të mirën ashtu dhe për të keqen.

10. Janë të përkushtuar në marrëdhënie. Nëse të duan, të duan fort; nëse jo, të largohen plotësisht.

11. Nuk e shfaqin dhimbjen e tyre. Janë emocionalë, por të mbyllur.

12. Disa ndihen të vetmuar dhe të mërzitur, por e fshehin, janë introvertë që e gjejnë qetësinë në vetminë e tyre.

13. Kanë buzëqeshjen më të ëmbël dhe të qeshurën më të çuditshme.

14. Pëlqejnë faktet dhe janë të sinqertë.

15. Janë të rezervuar dhe mbajnë shumë gjëra për vete, por kur i vendos në siklet ose në trishtim, të thonë të vërtetën pa frikë.

16. Janë të lumtur në vetmi, për sa kohë janë të zënë me diçka që duan.

17. Krijojnë skena në mendjen e tyre dhe i besojnë ato.

18. Janë lexues të pasionuar, qoftë romane, libra dokumentarë apo frymëzues.

© Përkthim dhe përshtatje nga Basil Mutelia 

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...