Tentoi të grabiste një banesë, qëllohet me plumba pas shpine 44-vjeçari

Date:

Share post:

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat. Sipas policisë, Saimir Haxhi 44 vjeç banor i fshatit Markat, bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri çifte dhe është plagosur në pjesën e pasme të trupit.

Nga burimet e para dyshohet se 44-vjeçari ka tentuar të grabisë një shtëpi. Saimir Haxhi, me precedentë të mëparshëm penalë, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e plota të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...