Kapet në Zvicër? Noizy ndalohet në aeroport, koncerti anulohet pa shpjegim!

Date:

Share post:

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është përballur me një situatë të papritur në Zvicër, ku pritej të mbante një koncert në Zyrih si pjesë e turneut promovues për albumin e tij të ri. Por, sapo ka zbritur në aeroport, ai është ndaluar nga autoritetet zvicerane.

Burime për “Prive By LS” raportojnë se reperi është ndaluar menjëherë pas mbërritjes, ndërsa ende nuk ka një komunikatë zyrtare për arsyet. Dyshohet se ndalimi lidhet me probleme dokumentacioni apo mungesën e vizës së punës, një çështje që ka prekur edhe artistë të tjerë që performojnë në vendet e BE-së pa leje të posaçme.

Ndërkohë, klubit ku ishte planifikuar koncerti i janë fshirë të gjitha njoftimet dhe posterët nga rrjetet sociale, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi situatën. As vetë Noizy nuk ka dhënë asnjë reagim publik, duke shtuar spekulimet në rrjet.

Ky incident mund të jetë një tjetër paralajmërim për artistët që udhëtojnë për performanca pa ndjekur protokollet ligjore të vendeve pritëse.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...