Durrësi është një nga qytetet më të preferuara për të huajt për të kaluar pushimet edhe jashtë sezonit turistik. Me një histori mijëravjeçare, gjurmët e së cilës janë të dukshme edhe sot, dhe me një klimë të butë, i vendosur buzë detit Adriatik dhe pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit, Durrësi mbetet një nga destinacionet e pushimeve disa ditore për turistë nga vende të ndryshme të botës.
“Është hera e parë dhe erdhëm me idenë që mund të ishte interesante dhe vërtet është shumë këndshëm, të paktën deri tani. Erdhëm dje dhe ende s’kemi parë shumë gjëra. do të qëndrojmë disa ditë dhe do të kthehemi në Stokholm. Koha e mirë, por jo kur erdhëm. Pati shumë turbulenca kur ishim në avion.” – shprehet Guido, spanjoll me origjinë, por i martuar me një suedeze dhe prej disa dekadash e ka ndërtuar jetën atje.
“Harxhuam kohë për t’u ulur në pistë, por ia vlen. Këtu është kaq bukur. Kur u ngritëm në mëngjes gjithçka u harrua. Dielli vërshoi nga dritaret në dhomë dhe… ja ku jemi. Një nga anëtarët e familjes sonë mbush 50 vjeç dhe vendosëm të vijmë këtu për ta festuar.”, shton bashkëshortja e tij suedeze.
Një tjetër grup turistësh i gjen pranë Amfiteatrit Antik.
“Ne jemi nga Anglia jugore dhe është hera jonë e parë në Shqipëri. Durrësi është qytet i ngrohtë, mikëpritës dhe i bukur.”
I ndërtuar midis shekujve I dhe II të erës sonë, nën mbretërimin e Trajanit, Amfiteatri Antik është monumenti që tërheq masivisht turistët e huaj.
“Kur kontrollon online, një nga atraksionet e para për Shqipërinë është Amfiteatri në Durrës. Ndaj e dinim që kur të vinim në Tiranë do të vizitonim patjetër Durrësin dhe erdhëm për ta parë këtë vend. Është një sit historik fantastik.”– shprehet një tjetër i ri nga Anglia.
Edhe pse çmimet janë rritur dy vitet e fundit, për turistët e huaj ato mbeten të lira.
“Këtu moti është i mirë, njerëzit miqësorë. Det, diell, kodër, buzëqeshje. Është një vend i mrekullueshëm për turistët. Do t’Ia sugjeroja kujtdo të vinte këtu. Mendoj që është shumë bukur”
Një vizitë në qendrën historike dhe më pas direkt në plazh, edhe në sezonin e ulët. Një drekë peshku krudo dhe kallamaresh e frutash deti të pjekura në skarë. Durrësi ka plazhe masive me rërë të artë, me ujëra të cekët afër bregut dhe mjafton të lëvizësh disa kilometra nga qendra për të gjetur ujë të pastër dhe gjire sekrete ku të pushosh në paqe, në intimitet dhe larg syve kureshtarë. Plazhi i Kallmit, një gji i pasur me faunë detare dhe ai i Kepit të Rodonit, një kep shkëmbor që del drejt detit Adriatik, me shkëmbinj dhe shkurre mesdhetare sa të sheh syri, konsiderohen nga më të bukurit në zonë.
@zërionline
*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.