Reagimi kryeministror, bashkia Durrës ndërhyn për lirimin e hapësirave publike

Date:

Share post:

Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës kanë nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private. Ndërhyrja po zhvillohet në bulevardin “Epidamn”, zonën pranë “Velierës” dhe në hyrje të qytetit, ku janë konstatuar prej kohësh zaptime të trotuareve dhe hapësirave publike nga lokalet.

Aksioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar edhe sot, ndërsa në disa raste vetë subjektet kanë filluar të heqin tavolinat dhe pajisjet që kishin vendosur në hapësirat publike, duke liruar rrugën për këmbësorët dhe duke shmangur penalitetet.

Ndërhyrja vjen pas paralajmërimeve të përsëritura të Kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të vizitojë Durrësin pasditen e sotme. Në fokus të vizitës janë pikërisht hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, të cilat kreu i qeverisë i ka cilësuar si “tokë e xanun”.

Megjithatë, zaptimi i trotuareve dhe shesheve publike nga biznese private është një problem i kahershëm në Durrës. Edhe pse ka pasur aksione të mëparshme për lirimin e këtyre hapësirave, ndërhyrjet nuk kanë rezultuar afatgjata. Mungesa e kontrollit të vazhdueshëm ka bërë që zënia e trotuareve të kthehet në një fenomen të zakonshëm, jo vetëm në qendër, por edhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...