Bastisen zyrat e ekstremistëve në Francë pas dënimit të Marine Le Pen

Date:

Share post:

Në kuadër të një hetimi të lidhur me shkeljen e rregullave financiare të fushatës elektorale, autoritetet franceze kanë bastisur selinë e partisë së të djathtës ekstreme, Bashkimi Kombëtar.

Zyra e prokurorit në Paris deklaroi se hetimi synon të zbardhë nëse Bashkimi Kombëtar e ka financuar një pjesë të fushatave të tij përmes borxheve të paligjshme mes viteve 2020-2024.

Sipas mediave të huaja hetimi lidhet me mundësinë e pastrimit të parave dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, asaj të zgjedhjeve legjislative të të njëjtit vit dhe të zgjedhjeve evropiane në vitin 2024.

Kryetari i partisë, Jordan Bardella, në reagimin e tij e ka quajtur bastisjen një “fushatë të re ngacmimi”. Në një postim në rrjetin “X”, Bardella ka deklaruar se oficerë të armatosur dhe nga radhët e policisë gjyqësore kishin bastisur zyrat e partisë në Paris, duke konfiskuar dokumente dhe servera kompjuterësh që përmbanin email-e dhe të dhëna të tjera.

“Të gjitha dosjet që përmbajnë të dhënat mbi fushatat elektorale rajonale, presidenciale, parlamentare dhe euro-parlamentare nga sot ndodhen në duart e gjyqësorit”, ka shkruar Bardella, duke shtuar se nuk ishte vënë në dijeni të motiveve të kontrollit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...