UAMD/ Fortuzi reagon pas fitores. Nuk mungon as reagimi i rivalit Metalla

Date:

Share post:

Në përfundim të numërimit të votave dy kandidatët kryesorë në garën për rektor të UAMD-së kanë reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar mbështetësit e tyre, por dhe…

Pas fitores, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi falenderoi dhe premtoi zbatimin e gjithçkaje që prezantoi në Fushatë: 

“SOT FITOI UAMD

Të nderuar kolegë pedagogë dhe studentë,

Ju falenderoj thellësisht nga zemra për votën Tuaj dhe besimin që më dhatë të jem Rektori i Universitetit “A. Moisiu” Durrës, 2024-2028. 

Sot nuk është dita e fitores sime, por e fitores sonë. 

Është privilegj i jashtëzakonshëm t’Ju shërbej duke punuar SË BASHKU për një universitet me standarde evropiane. 

Siç kam premtuar gjatë të gjithë kësaj periudhe zgjedhore unë do i përmbahem çdo pike të Platformës 2024-2028 të cilën e hartuam SË BASHKU dhe do e përmbushim SË BASHKU. 

UNË E MBAJ FJALËN 🤝 

Me mirënjohje të thellë

Përulësisht,

Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi”


Mesazhi i kandidatit për rektor Prof. Dr. Osman Metalla për ata që e votuan dhe ata që e hodhën votën gjetkë:

“Të dashur kolegë e studentë!

Në mbyllje të këtij procesi zgjedhor dua të falenderoj secilin nga Ju që më ka mbështetur përmes pjesëmarrjes në takimet në departamente, grupe e individuale. Dua të shpreh mirënjohjen për çdo mesazh  të dërguar në telefon e mediat sociale. Për 30 ditë ne komunikuam me deshirën që përmes mendimeve dhe votes tuaj të punonim për një projeksion modern të Universitetit tonë. Aritmetika e numrave dhe sinergjia e shpirtrave shpesh nuk shkojnë në të njëjtin drejtim. Faleminderit të gjithë atyre që më votuan. Kolegët që menduan ndryshe uroj të kenë peshuar vendimin e tyre.

Duke ju uruar më të mirën,

O. M. 21.06.2024″

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...