Këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Date:

Share post:

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit nisi me disa minuta vonesë dhe u shoqërua menjëherë me një reagim nga këshilltari demokrat Dritan Burgija, në cilësinë e kreut të grupit të këshilltarëve të opozitës. Për shkak të mosrespektimit procedural, rregullores së këshillit, ai deklaroi largimin e këshilltarëve të opozitës nga salla e Këshillit Bashkiak. Pas largimit të tyre, në sallë mbetën të pranishëm vetëm 23 këshilltarë, duke bërë që të mos arrihej kuorumi i nevojshëm prej të paktën 26 anëtarësh për të vijuar me vendimmarrjet e planifikuara.

Shkak për këtë përplasje u bë përfshirja në mënyrë të menjëhershme, pak minuta përpara nisjes së mbledhjes, e dy pikave shtesë në rendin e ditës. Bëhej fjalë për dy raste që lidhen me përfitimin nga programi i rindërtimit për familje të prekura nga tërmeti në zonat e Ishmit dhe Manzës.

Sipas këshilltarëve të opozitës, përfshirja e këtyre dy pikave pa një njoftim dhe mbledhje paraprake të komisionit përkatës shkel procedurat standarde dhe nuk garanton transparencë. Pa kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të tyre, ata vendosën të largohen nga mbledhja në shenjë proteste.

Për pasojë, mungesa e kuorumit bllokoi zhvillimin e mbledhjes e cila u mbyll pa filluar. Nuk është hera e parë që mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Durrës shoqërohen me debate dhe përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës lokale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...