Çekia miraton ligjin, kush promovon ide komuniste dënohet me 5 vite burg

Date:

Share post:

Presidenti çek, Peter Pavel, firmosi të enjten një ndryshim në Kodin Penal të vendit, i cili kriminalizon promovimin e ideologjisë komuniste. Ligji i ri e vendos propagandën komuniste në të njëjtin nivel me atë naziste. Sipas legjislacionit të rishikuar, kushdo që “mbështet ose promovon lëvizje naziste, komuniste apo të tjera që synojnë, në mënyrë të provueshme, shtypjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ose që nxisin urrejtje racore, etnike, kombëtare, fetare apo klasore” mund të dënohet me burg deri në pesë vjet.

Ky ndryshim vjen pas thirrjeve të institucioneve historike çeke, përfshirë Institutin për Studimin e Regjimeve Totalitare, të cilat e kanë cilësuar si “pabarazi ligjore” mungesën e këtij ndalimi për komunizmin. Gjatë regjimit komunist, mbi 250 mijë persona u arrestuan dhe mijëra të tjerë humbën jetën në burgje.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga Partia Komuniste e Bohemisë, e udhëhequr nga eurodeputetja Kateřina Konečná. Kjo parti është pjesë e koalicionit opozitar “Mjaft”, që kundërshton politikat e presidentit Pavel.

Ende mbetet e paqartë se si do të zbatohet ligji i ri ndaj partive politike me orientim të majtë. Aktualisht, Partia Komuniste nuk ka përfaqësim në parlament, por sondazhet e fundit tregojnë se aleanca e saj gëzon rreth 5% të mbështetjes, mjaftueshëm për të rikthyer përfaqësimin në Dhomën e Ulët në zgjedhjet e tetorit.

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...