Felix Klieser dhe Lirika Pula mahnitin publikun në Festivalin e Muzikës së Dhomës

Date:

Share post:

Në ambientin solemn dhe me akustikë të veçantë të kishës Shën Lucia në Durrës, u zhvillua një nga mbrëmjet më të veçanta të Festivalit të XX Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Publiku pati mundësinë të përjetonte një performancë të rrallë dhe të ndjerë nga artisti i njohur gjerman në korno, Felix Klieser. Ai është një emër i spikatur në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike.

Klieser, i njohur jo vetëm për virtuozitetin dhe ndjeshmërinë muzikore, por edhe për fuqinë frymëzuese të historisë së tij personale, pa duar ai interpretoi me një mjeshtëri të jashtëzakonshme një repertor që mbushi sallën me emocione.

Ai u shoqërua në piano nga pianistja e njohur nga Kosova, Lirika Pula Kasapolli, e cila plot finesë, solli një interpretim të harmonizuar me instrumentin e kornos. Bashkëpunimi i tyre artistik krijoi atmosferë, duke mbërthyer audiencën.
Koncerti ishte një dëshmi e fuqisë së muzikës për të bashkuar kultura dhe për të dhuruar përjetime dhe mesazhe të forta, në një vend simbolik siç është kisha Shën Lucia. Mbrëmja u mbyll mes duartrokitjeve dhe emocioneve që e bënë këtë event një nga kulmet e festivalit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...