Tragjedi në Elbasan/ Mbyten në lumë dy vëllezër të mitur, po ruanin bagëtitë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy fëmijë të mitur, vëllezër të moshës 7 dhe 9 vjeç, kanë humbur tragjikisht jetën pasi u mbytën në një grope fare pranë lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit ishin duke ruajtur bagëtitë e familjes në afërsi të lumit, së bashku me një të afërm të tyre. Në një moment, fëmijët kanë hyrë në ujë, nuk dihet në ç’rrethana, por janë mbytur.

Banorët e zonës dhe forcat e emergjencës u mobilizuan menjëherë pas marrjes së njoftimit, por përpjekjet për t’i shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën, ndërsa prindërit e tyre janë nën shok.
Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin e Labinot-Fushës. Familjarët ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa të afërm dhe bashkëfshatarë janë mbledhur për t’i qëndruar pranë familjes në këtë moment të dhimbshëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Trupat e pajetë janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ngjarja tragjike risjell në vëmendje nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe masa mbrojtëse për fëmijët në zonat rurale, ku shumë prej tyre ndihmojnë në punët e familjes, shpesh të pambrojtur përballë rreziqeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...