Zjarri në Mallakastër hyn në ditën e gjashtë, angazhohen forcat e ushtrisë

Date:

Share post:

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupa të Forcave të Armatosura i janë bashkuar operacionit për shuarjen e zjarrit që vijon të përhapet në territorin e Belishovës, një nga zonat më të goditura nga flakët në qarkun e Fierit.

Zjarri, i cili ka hyrë sot në ditën e gjashtë, ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke filluar në masivin pyjor të Drenovës dhe duke vijuar në kodrat e Gorishovës, ku janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra kryesore ndodhet në Belishovë, ku mbrëmjen e kaluar flakët rrezikuan edhe banesa të izoluara pranë pyllit.

Në terren po punojnë shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile, policia bashkiake dhe tani edhe forcat ushtarake, por zjarri ende nuk është neutralizuar.
Sipas burimeve nga emergjencat civile, ndërhyrja nga ajri do të bëhet vetëm nëse vatrat rrezikojnë të përhapen më tej, apo të afrohen drejt zonave të banuara.

Përparësi mbetet kontrolli dhe izolimi i vatrave aktive, ndërkohë që dëmet e shkaktuara deri tani janë të konsiderueshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...