Goditi ish-policin me tytë pistolete dhe u arratis, identifikohet autori i sherrit në Sarandë

Date:

Share post:

Është identifikuar autori i dyshuar i sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një ish-efektiv policie u godit me tytë pistolete dhe më pas arma u shkreh në ajër.

Burime policore thanë sot (21 korrik) për Report Tv se i dyshuari është E.D., i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se motivet e krimit janë të dobëta, teksa hetimet po vijojnë për ta zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar ish-polici Adil Veli, 56 vjeç, i cili u mjekua në spital, pa rrezik jete.

“Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj”, njoftoi policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...