Gjiri i Lalzit, vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në plazhe

Date:

Share post:

Policia vijon aksionin në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me fokus lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në vijën bregdetare të Durrësit. Kontrollet e fundit janë përqendruar në zonën e plazhit të Gjirit të Lalzit, ku janë konstatuar raste të tjera zënies së bregut pa leje.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë konstatuar dhe sekuestruar 78 komplete çadrash dhe shezlongësh, të vendosura pa lejen përkatëse në hapësira publike.

Si rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetas, 66 dhe 36 vjeç, të dy banues në Ishëm, Durrës.

Policia thekson se kontrollet do të vijojnë në gjithë gjatësinë e bregdetit, për të garantuar respektimin e ligjit, lirimin e hapësirave publike në funksion të pushuesve, si dhe për verifikimin e dokumentacionit dhe legalitetit të aktiviteteve që zhvillohen gjatë sezonit turistik.

Ky operacion është pjesë e një angazhimi të gjerë të strukturave të rendit për të mbrojtur aksesin e lirë të qytetarëve në plazhet publike dhe për të luftuar çdo formë abuzimi me hapësirat bregdetare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...