Tre sulme ndaj biznesit në Durrës, Ja pistat… 

Date:

Share post:

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së mërkurës në një mobileri në Kodër Rrashbull të Durrësit, cenohet klima e biznesit. Kamerat e sigurisë së objektit kanë fiksuar një të ri me kapuç dhe me maskë i cili kalon në këmbë pranë biznesit dhe hedh lëndën plasëse në drejtim të hyrjes së tij. Pastaj largohet. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi në atë orë mobileria ishte e mbyllur. Biznesi është në pronësi të Luan dhe Artan Alla dhe mban bashkimin e emrave të tyre. “Nuk dimë të kenë pasur probleme me njeri. Janë njerëz shumë të mirë dhe të sjellshëm.”- shprehen banorë të zonës të cilët janë tronditur nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e 3 prillit. Policia deklaron se pista kryesore është ajo e një konflikti për çështje pronësie, për zbardhjen e të cilit ka shoqëruar edhe tre persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie”, njoftoi policia. Ndryshe nga ky deklarim i policisë një nga pronarët e biznesit, Artan Alla deklaroi se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se brenda 5 muajve biznesi i tij është sulmuar tri herë dhe ende nuk është zbardhur asnjëri prej këtyre rasteve. “S’kam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona s’kam konflikt, as borxh s’i kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes ditë e natë se nuk kam konflikt me asnjeri. Ia kanë futur kot policia, ndoshta kanë dyshimet e veta. Nuk e di nga ka ardhur. Kamerat kanë kapur një person duke hedhur lëndën plasëse dhe ka ikur. Ka qenë në këmbë me kapuç dhe maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin. Njëherë në nëntor, një herë para tre katër javësh. Unë punë time po rri këtu. Punëtorët i kam flori, nuk kanë asnjë lloj problemi. Edhe drekën ia sjell unë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë në botë”, tha Artan Alla, duke kërkuar mirëkuptimin e mediave për këtë ngjarje. Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ky është rasti i tretë që sulmohet ky biznes, ndaj të cilit mëngjesin e 3 prillit është hedhur nga rruga lëndë plasëse e pajisur me një fitil zjarrëpërcjellës. Hetimet për zbardhjen e tre sulmeve ndaj të njëjtit biznes vazhdojnë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një kërcënimi për gjobëvënie. @zërionline *Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.
spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...