Plazhi i Durrësit, Destinacioni Perfekt për Pushimet Pranverore

Date:

Share post:

Një verë në zemër të pranverës. Koha e bukur dhe temperaturat e larta të kësaj fundjave e kanë kthyer plazhin e Durrësit në destinacionin kryesor për të shijuar banjot e rërës dhe ujit, si dhe shëtitjet në bregdet. Me temperaturat që shënojnë mbi 25 gradë Celsius, shtrirjen e gjerë dhe qetësinë bregdeti i Adriatikut ofron një hapësirë të këndshme pushimi dhe argëtimi për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga rutina e ditëve të punës dhe të shijojnë fundjavën buzë detit.

Nga dita në ditë, qyteti bregdetar po përjeton rritje të vizitorëve, të cilët përfitojnë nga moti i favorshëm për të shijuar plazhet e shumta dhe për të bërë aktivitete të ndryshme në bregdet. 

Jo vetëm plazhi, por edhe restorantet, lokalet dhe aktivitetet e tjera turistike janë gati për të pritur vizitorët. Gjithçka është në dispozicion për të siguruar një përvojë të këndshme dhe të paharrueshme për të gjithë ata që zgjedhin të shkojnë në plazhet e Durrësit në këto ditë pranverore.

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...