Turizmi përballet me sfidën e punonjësve sezonalë

Date:

Share post:

Në Durrës, sektori i turizmit po përballet me një mungesë të theksuar të punonjësve të kualifikuar sezonalë. Me rritjen e rezervimeve dhe fluksin e turistëve, nevojat për të mbuluar shërbimet me fuqi të kualifikuar pune në këtë sektor janë gjithnjë e më të mëdha.

Eduart Xhepa, drejtues i shoqatës së turizmit për Durrësin shprehet se këtë vit nevojat për punonjës sezonalë janë shtuar me të paktën 20 %. 

“Duke qenë se fluksi i turistëve vjen gjithnjë në rritje, kërkesa për fuqi punëtore rritet. Ajo që na shqetëson është se duhet të marrim punonjës sezonalë dhe këta kanë problemin e kualifikimit, trajnimit, ndërsa koha është e shkurtër.”

Vaso Dhaskali është një i ri i arsimuar në Itali për Shkenca Politike, por në sezon kthehet në Durrës për të menaxhuar vetë biznesin familjar në hoteleri.

“Po përballemi me një situatë të pazakontë që nuk është në favorin tonë në këtë sezon, sepse ndjejmë shumë mungesa si në bregdet, hoteleri dhe bar-restorant. Me sforco familjare, në rrethanat që po përballemi, sepse ka ardhur një fluks që nuk e prisnim, po bëjmë të pamundurën për t’iu përkushtuar pushuesve dhe ofruar shërbim të mirë për ta.”

Në sektorin e turizmit janë më të preferuar punonjësit vendas, por gjithnjë e më shumë bizneset që operojnë në këtë sektor janë të detyruara të punësojnë shtetas të huaj, kryesisht nga vendet aziatike, ndonëse problemet e komunikimit reflektohen në shërbim.

“Në rrethanat aktuale, jemi të detyruar të marrim dhe punonjës të huaj për të plotësuar nevojat që kemi.”, vijon Dhaskali:

Për Xhepën zgjedhja më e mirë është ajo e punonjësve vendas, por kualifikimi i tyre dhe pse bashkëpunohet ngushtësisht me shkollat e mesme profesionale dhe universitetin jo gjithnjë është i duhuri.

“Bazohemi te vendasit sepse ata njohin më mirë traditat, prodhimin vendas, historinë dhe kulturën e Shqipërisë, por jemi të detyruar të marrim edhe punonjës të huaj për të plotësuar nevojat tona.”

Në bar-restorant-hotelet e Durrësit rëndom sheh punonjëse të huaj, që shërbejnë pranë klientëve, në banak ose në pastrim.

“Jam nga Filipinet. Zgjodha Shqipërinë për të pasur një përvojë të re pune dhe për të njohur një kulturë tjetër. Mbërrita këtu në dhjetor dhe punoj në Durrës prej 6 muajsh. Ndjehem mirë. Kam punuar në vendin tim dhe në Tajvan.”

Sipas operatorëve turistikë, problematikat e personelit të huaj këtë sezon kanë marrë dhe vëmendjen e autoriteteve shtetërore.

Sipas Eduart Xhepës gjatë një takimi me ministrin Blendi Gonxhe, disa kritere për rekrutimin e të huajve do të lehtësohen për të përshpejtuar procedurat.

“Janë 15 kritere dhe dokumentacione në e-Albania që duhen plotësuar që aplikimi të jetë i saktë. Kështu që me z. Gonxhe folëm dhe u tregua i gatshëm për të krijuar lehtësira për ata dhe për ne që të jetë më e thjeshtë pjesa e rekrutimit të punonjësve të huaj.”

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...