Plagosja e policit & rreziku nga problemet e shëndetit mendor

Date:

Share post:

Një 38-vjeçar goditi me thikë një efektiv policie në Durrës, i cili, së bashku me kolegë të tjerë, ndërhyri për ta vënë atë nën kontroll pasi lëvizte me thikë në dorë në rrugët e qytetit. Ngjarja ndodhi, pak para mesditës, në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar, në lagjen nr. 1, apo siç njihet ndryshe tek “Vollga”. Policia u njoftua nga qytetarë të alarmuar nga prania e rrezikshme e një personi agresiv që bënte veprime të pakontrolluara dhe kishte thikë në dorë, në rrugën që të çon drejt Currilave. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë shkuar për të verifikuar rastin dhe shmangur rrezikun që mund t’u kanosej qytetarëve. Kur e kanë konstatuar 38-vjeçarin me thikë në dorë kanë ndërhyrë për largimin e tij nga rruga, por ai u është kundërpërgjigjur duke e goditur në dorë njërin prej punonjësve të policisë, i cili është dërguar në spital për mjekim. Nga spitali raportohet për dëmtim të lehtë të efektivit, ndërsa policia sekuestroi thikën dhe shoqëroi në komisariatin e Durrësit autorin e dyshuar. Nga veprimet paraprake dhe deklarimet e të shoqëruarit në polici rezulton se 38-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Me rritjen e temperaturave, problemet e shëndetit mendor rëndohen duke u kthyer në faktor rreziku dhe për qytetarët në rrugë.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë...