Atmosfera pritet të jetë elektrizuese mbrëmjen e sotme kur do të vendoset fati ynë, i kombëtares shqiptare, në këtë Europian që ka përfshirë në ethet e tij të madh e të vogël. Shumë qytetarë durrsakë dhe vizitorë të huaj e vendas do ta shohin në ambiente të hapura, kryesisht buzë detit. Jo vetëm tek fan zone por edhe në lokalet e shumta të cilat që nga dita e parë e kësaj gare të bukur sportive kanë vendosur ekranet e mëdha jashtë për të shijuar emocionet e bukura të ndeshjeve në grupe.
Një gjë është e sigurtë, sipas tifozëve në Durrës, sidoqë të shkojë ndeshja e sotme, shqiptarët e kanë fituar këtë Europian jo vetëm me rekordet e ndeshjeve të luajtura deri më sot, por edhe me tifozerinë kuqezi që mbushi rrugët dhe stadiumet e Gjermanisë në mbështetje të ekipit të zemrës duke përcjellë emocione pafund te të gjithë edhe përmes këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare që pushtuan rrugë e sheshe.
@zërionline


