Të mbjellat me kanabis, “Territor i pastër” Asgjëson Mijëra Fidanë Kanabisi në Veriun e Shqipërisë

Date:

Share post:

Koha e korrjes së produktit të paligjshmërisë. Në kuadër të megaoperacionit policor “Territor i pastër” në qarkun e Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 2738 fidanë kanabisi. Në fshatin Lohe të Malësisë së Madhe, janë proceduar penalisht dy persona për kultivimin e 141 fidanëve kanabisi, ndërsa kryetari i fshatit dhe një specialist i pyjeve janë akuzuar për shpërdorim të detyrës. 

Operacioni ka vazhduar me intensitet të lartë në të gjithë territorin e njësive administrative Shosh, Pult dhe Shllak, ku janë gjetur dhe asgjësuar 2597 fidanë të tjerë kanabisi.

Në Lezhë dhe Mirditë, policia ka asgjësuar 562 bimë kanabisi të gjetura në fshatrat Kepsh-Velë, Rras dhe Zall Xhuxhë. Hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve vijojnë. 

Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa të korrat vazhdojnë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...