Kampioni i gjatësisë: Historia e njeriut gjigandit të ëmbël

Date:

Share post:

Ndër vite ka një garë për t’u përfshirë në librin Guinness për shtatlartësinë më të madhe dhe më të ulët, por ende sot kur ka kaluar më shumë se një shekull nga  vdekja e tij, ai mbetet pjesë e historisë. Personi më i gjatë në histori është Robert Wadlow, me një gjatësi prej 272 cm (8’ 11”). Ai peshonte rreth 280 kg (480 paund). Ai është i listuar në Librin e Rekordeve Guinness. Robert lindi më 22 shkurt 1918 në Alton, Illinois, me një peshë normale prej 8.7 paund (3,9 kg). Pesha më e madhe e tij arriti në 491 paund. Këpucët ishin gjithnjë një problem për të. Para se Shoqata Ndërkombëtare e Këpucëve t’i siguronte atij këpucët falas, ato kushtonin 100 dollarë pala (sot do të kushtonin 600-700 dollarë).

Gjatë një udhëtimi ai dhe babai i tij vizituan 800 qytete në 41 shtete për kompaninë e këpucëve për të cilën punonte. Babai i tij hoqi sediljen para të pasagjerit që Robert të mund të futej në sediljen e prapme dhe të shtrinte këmbët e tij të gjata.

Në fëmijëri ishte 5’6” i gjatë, duke veshur rroba që i përshtateshin një djali 17-vjeçar. Në vitin 1929 ai bëri kontrollin e parë mjekësor ku familjes iu tha se djaloshi kishte një gjendër hipofize shumë aktive. Por vonë për Robert, pasi shkenca mjekësore sot mund ta zgjidhë këtë problem. Në vitin 1931 ai ishte skauti më i madh në botë me një lartësi prej 7’4″ dhe një peshë prej 270 paund. 

“Gjiganti i Ëmbël” vdiq më 15 korrik 1940 dhe vazhdonte të zgjatej deri në ditët e fundit të jetës së tij.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...