Kujdes ku hedh këmbën!!! 25 vjeçarja bie për vdekje në galerinë e ashensorit në Itali

Date:

Share post:


Një 25-vjeçare vdiq fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në Brindisi, në juglindje të Italisë, pasi ra në hapësirën boshe teksa po hynte në ashensor, por kabina nuk ishte aty.

25 vjeçarja Clelia Ditano, ra nga rreth katër kate kur tentoi të hynte në ashensor pas hapjes së dyerve në katin e saj, e reja kishte shtypur butonin e thirrjes dhe hyri mes dyerve pa e vënë re që ashensori nuk ishte aty. Mediat vendase raportuan se ajo kishte rënë në hapësirën e zbrazët dhe ishte përplasur me çatinë e ashensorit që kishte ndaluar në katin e dytë.

Zjarrfikësat thanë se ajo kishte vdekur në vend. Babai i saj kishte gjetur trupin e së bijës dhe kishte njoftuar shërbimin e emergjencës, të cilat erdhën në vendngjarje rreth orës 8.00 të mëngjesit. Disa orë para vdekjes Clelia kishte postuar disa foto online ku kishte marrë mjaft pëlqime nga miqtë e saj. Ajo punonte part-time ne dy kafene të zonës.

Një mikeshë e saj e quajtur Ilenia shkroi: “Nuk duhet të shkonte kështu, ti duhet të realizoje të gjitha ëndrrat e tua, të krijoje familjen që doje, të gjeje dashurinë”.

Një tjetër shkruante: “Si mund të vdesë dikush kështu. E bukur e dashur, me jetën përpara për të jetuar.” 

Policia dhe zjarrfikësit deklaruan se po hetojnë për të zbuluar defektin me systemin e ashensorit, që i kushtoi jetën të resë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...