Lamtumirë krenari e identitetit kombëtar! Përcillet për në banesën e fundit Kadare

Date:

Share post:

Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të gjithë të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, si dhe qytetarë Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Ismail Kadare mbetet një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore dhe autori më i përkthyer shqiptar jashtë vendit. Ai ishte gjithashtu fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare, si dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Pavarësisht ikjes fizike, ai mbetet i gjallë me veprën e tij, jehonën e saj në botë, si dhe me kundërshtitë, debatet që shkaktoi dhe me largimin e tij nga kjo botë, ashtu si vetëm njerëzit e mëdhenj bëjnë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Tragjedi në Gjilan/ Pranga 65-vjeçarit për vdekjen e djalit dhe mbesës 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij, vetëm...