Muzeu Etnografik i Durrësit, Fillon më në Fund Restaurimi

Date:

Share post:


Muzeu Etnografik i Durrësit, që njihet edhe si banesa karakteristike durrsake ku aktori i famshëm Aleksandër Moisiu kaloi disa vite të fëmijërisë së tij, është futur më në fund në proces restaurimi. Vendimi në KKTKM u mor në tetor të vitit të kaluar, pas dëmeve të mëdha që pësoi ndërtesa dykatëshe me çardak gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Banesa e ndërtuar në qendrën historike të qytetit u dëmtua rëndë gjatë tërmetit, ndërsa qëndronte e mbyllur dhe për shkak të problemeve me pronësinë e saj. Situatë që detyroi autoritetet të mbyllin dyert për vizitorët dhe turistët. Restaurimi i ndërtesës, që daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX, po realizohet me fondet e BE-së, në kuadër të programit EU4Culture dhe zbatohet nga UNOPS. Investimi kap vlerën mbi 45 milionë lekë dhe pritet të përfundojë brenda shtatë muajve.

Edhe Myzeu Arkeologjik në Durrës është i mbyllur pasi po i nënshtrohet restaurimit. 

Tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të mëdha jo vetëm në mijëra banesa individuale dhe kolektive, por edhe në mjaft institucione publike arsimore dhe shëndetësore, si dhe godina të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...