Superjahti i miliarderit amerikan mbërrin në Durrës, furnizohet me 100 mijë litra naftë. Ja sa fiton shteti nga kjo

Date:

Share post:


Një tjetër superjaht i konsideruar si kryevepër në fushën e prodhimit të jahteve të teknologjisë së fundit, në 5 vitet e fundit, “Podium” nuk i ka rezistuar lehtësirave që ofron Shqipëria për furnizimin me karburant për jahtet dhe anijet turistike në Mesdhe. I ndërtuar në vitin 2020 në Hollandë, “Podium” është në pronësi të miliarderit amerikan Roger Penske.

Jahti po furnizohet me 100 mijë litra naftë kundrejt vlerës 100 lekë për litër duke i sjellë arkës së shtetit 4 milion lekë për këtë furnizim.

Turizmi i naftës konsiderohet ndër më të suksesshmit në vend që siguron të ardhura të konsiderueshme për arkën e shtetit. Në fillim të muajit korrik, në Durrës ndaloi dhe një nga jahtet më të gjata e të bukura në botë “Perla e zezë”, që ashtu si shumë jahte të tjera ndalen në Durrës për furnizim e më pas vazhdojnë lundrimin drejt destinacionit të radhës në Mesdhe.

Shqipëria ka hequr taksat për jahtet dhe anijet e huaja turistike që lundrojnë në Mesdhe, duke e kthyer vendin tonë në një mundësi të artë për të ulur kostot e lundrimeve të qejfit për të huajtë, si një mënyrë tërheqjeje për të njohur vendin tonë dhe bërë atë pjesë të ndalesave të tyre.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...