Sheshi “Liria” shndërrohet në arenë argëtimi me Balkan Bazaar

Date:

Share post:

Mbrëmjen e kaluar, sheshi “Liria” në qendër të Durrësit u kthye në një skenë argëtimi dhe kënaqësie për publikun, falë muzikës ritmike të interpretuar nga grupi Balkan Bazaar.

Grupi, i formuar në vitin 2018 në Itali nga muzikanti shqiptar Wilson Luari në bashkëpunim me muzikantë italianë, solli një repertor të larmishëm këngësh. Grupi u themelua me dëshirën për ta shndërruar muzikën në një urë mes artit dhe publikut, si terapia më e mirë që bashkon njerëzit kundër stresit dhe problemeve të ndryshme.

“Balkan Bazaar është një grup që ka lindur në Itali. Jam i vetmi shqiptar, të tjerët janë italianë. Veçantia jonë është se të gjithë jemi muzikoterapistë dhe merremi me paaftësitë dhe problemet sociale. Ideja ishte të krijonim integrim dhe përfshirje në koncertet tona”,u shpreh për Zëri Online muzikoterapisti Wilson Luari, themelues i Balkan Bazaar.

Muzika e grupit, një përzierje e folklorit ballkanas me tingujt e muzikës rock, krijoi një atmosferë energjike dhe përfshirëse për publikun vendas dhe të huaj.

Një nga anëtarët e grupit, fizarmonicisti Paolo Caneva u shpreh tejet i kënaqur për mundësinë që pati grupi duke dalë jashtë Italisë dhe sjellë pikërisht në Shqipëri, muzikën dhe këngë të së cilës grupi ka në qendër të repertorit të vet:

“E prisnim prej kohësh ardhjen këtu, sepse grupi ynë bën muzikë që i përket këtyre viseve, por e kemi luajtur gjithnjë vetëm në Itali. Është shumë bukur, emocion i vërtetë të jemi këtu. Muzika që luajmë është një mision sepse duam ta transmetojmë te njerëzit emocionin dhe t’i përfshijmë ata.”

Duke pranuar ndrojtjen e publikut në fillim të çdo koncerti për t’u bashkuar me grupin që le skenën dhe zbret nelë shesh me ta, Wilson Luari u shpreh:

“Shikon shqiptarin që kapet për dore me italianin, anglezin, spanjollin dhe të gjithë hedhin një valle shqiptare. Kjo është ajo që ndodh shpeshherë dhe jemi shumë të emocionuar se është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe në Durrës. Kjo falë ftesës së artistit Albert Dedja që na ndoqi në një koncert tonin në Itali dhe bëri lidhjen me Qendrën e kulturës, teatrin Aleksandër Moisiu, që na mikpriti pa hezitim. Falenderues ndaj tyre dhe publikut.”

Pritshmëritë e grupit, për të bërë bashkë vendas e të huaj edhe në valle e këngë, u përmbushën, ndërsa publiku e shijoi energjinë e mirë që përcollën muzikantët në shesh, duke kërkuar të qëndronin më gjatë dhe të këndonin sërish me ta.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...