Ekstradohen nga Dubai të shumëkërkuarit e bandës së Durrësit: Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, kapet në Gjermani Fabio Ballabani, ushtar i Shullazit

Date:

Share post:

Dy personat e shumëkërkuar, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj pas ekstradimit do të përballen me drejtësinë për krime të rënda.

Operacioni i Policisë për shoqërimin e tyre u organizua nga Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Plaurent Dervishaj, një ndër personat më të kërkuar ndërkombëtarisht, akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për kryerjen e disa veprave penale në kuadër të këtij grupi. 

Ai është i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 në Durrës, si dhe në atentatin e dyfishtë me eksploziv që i mori jetën Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

Julian Meçaj, gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për vrasje me armë zjarri. Në vitin 2019, ai dyshohet se ka qenë një nga autorët e sulmit me armë ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. Në mjet ndodhej edhe Rrumi.

Në të njëjtën kohë, përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes “Fast Albania” dhe “Fast Gjermani”, është kapur dhe arrestuar në Gjermani shtetasi Fabio Ballabani, një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht. Ballabani është nën akuzë për një sërë krimesh të rënda, përfshirë sulmet ndaj anëtarëve të familjeve të personave me detyra shtetërore në sistemin e drejtësisë. I urdhëruar nga Shullazi, ai dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi operacionet e suksesshme të realizuara nga strukturat e policisë dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai deklaroi se këto veprime dëshmojnë angazhimin e fuqishëm të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke dërguar një mesazh të qartë: “Nuk ka krim pa ndëshkim. Autorët e veprave penale, kudo që të fshihen, do të përballen me drejtësinë.”

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...