Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Hetimet Policore për “Baltosje” Janë Intimidim ndaj Lirisë së Shtypit

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar ashpër qëndrimet policore të njoftuara së fundmi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që synojnë gazetarët dhe raportimet e tyre mbi rastin tragjik të vdekjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec.

Në një deklaratë të bërë publike sot, UGSH shprehu shqetësimin për atë që e cilësoi si një përpjekje për të intimiduar gazetarët dhe për të kufizuar lirinë e tyre për të raportuar. Sipas Unionit, raportimet e mediave kanë luajtur një rol kyç në detyrimin e autoriteteve për të dhënë shpjegime publike mbi rastin e Progas, i cili ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e organeve të rendit.

“Raportimet e gazetarëve kanë zbuluar vonesa dhe mangësi serioze në informimin e publikut,” thuhet në deklaratën e UGSH. 

Deklarata e UGSH erdhi si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga Rrumbullaku në një konferencë për shtyp më 14 gusht. Ai kritikoi gazetarët për atë që e cilësoi si “baltosje” të policisë dhe paralajmëroi hetime kundër tyre për përhapjen e, sipas tij, “disinformimit të qëllimtë”. Rrumbullaku njoftoi se Drejtoria e Marrëdhënieve me Median dhe departamentet respektive të Policisë së Shtetit po përgatisin kallëzime penale ndaj individëve dhe rrjeteve sociale që përhapin informacione të rreme.

Deklaratës së Rrumbullakut i është bashkuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili bëri thirrje për të luftuar disinformimin dhe keqinformimin në publik. Megjithatë, UGSH e sheh këtë si një përpjekje për të kontrolluar raportimet e pavarura dhe për të intimiduar gazetarët.

“Hetimet e kësaj natyre krijojnë një klimë frike dhe censurë mbi raportimet pluraliste në media,” thuhet në deklaratën e UGSH. “Gazetarët duhet të jenë të lirë të bëjnë punën e tyre pa pasur frikë nga represioni ose ndëshkimi.”

Unioni theksoi se këmbëngulja e mediave për të ndriçuar rastin e Pogradecit ka rritur ndërgjegjësimin publik dhe ka nxjerrë në pah çështje të rëndësishme sociale, duke përfshirë trajtimin e padrejtë të familjes së viktimës, e cila u la në një situatë të pasigurt pas vdekjes së kryefamiljarit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...