Arrestohet turisti italian, i dyshuar për aksidentin fatal në Velipojë

Date:

Share post:

Në vijim të hetimeve rreth përplasjes së dy mjeteve lundruese Jet Ski në plazhin e Velipojës, ku një 19-vjeçar italian humbi jetën, është arrestuar në flagrancë si i dyshuar miku i tij.

Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, në një zonë të thellë të plazhit, ku Jet Ski-t me të cilat po argëtoheshin viktima dhe autori i dyshuar. Dy mjetet u përplasën, duke shkaktuar plagë të rënda te shtetasi italian Nicolo Loro, i cili ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare, viktima ishte një i ri 19-vjeçar nga Italia, i cili ndodhej në Shqipëri për pushime.

Pas veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua shtetasi Salvadore Di Tella, 20 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ai është identifikuar si vëllai i të fejuarës së viktimës dhe dyshohet se ka qenë drejtuesi i njërit prej Jet Ski-ve të përfshirë në aksident.

Materialet i kaluan Prokurorisë, e cila do të vijojë me hetimet për akuzën e “Vrasjes nga Pakujdesia”. Hetimet janë ende në fazën fillestare, dhe autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...