Buzo mbyll udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm nga Leçe në Karaburun

Date:

Share post:

Pas 34 orësh dhe 92 kilometrave të përballjes me detin, avokatja Eva Buzo, ka arritur të përmbushë një nga sfidat më të mëdha të jetës së saj. Ajo ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Gadishullit të Karaburunit, pranë Kepit të Gjuzës, pas nisjes nga brigjet e Leçes, në San Focca.

Udhëtimi i saj, i cili vitin e kaluar u ndërpre për shkak të komplikacioneve shëndetësore, këtë herë u përfundua me sukses, duke dëshmuar forcën e saj fizike dhe psikologjike. Pavarësisht vështirësive të mëdha, Eva ka ndaluar shumë pak gjatë rrugës, duke pirë vetëm ujë, dhe ka ruajtur një ritëm të pandërprerë. 

Për fat të mirë, gjatë këtij udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, nuk ka pasur asnjë problem serioz. Megjithatë, në momentin e mbërritjes, ajo nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë shumë e mirë, pas mbylljes së një sfide tejet të vështirë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...