Presidenti Bajram Begaj dekreton Rektorët e rinj: “Përballë jush qëndrojnë pritshmëritë e një shoqërie të tërë”

Date:

Share post:

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka dekretuar rektorët e rinj, të cilët u zgjodhën disa javë më parë gjatë zgjedhjeve në universitetet publike të vendit. Gjatë ceremonisë së dekretimit, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e rolit të rektorëve në përballimin e sfidave të reja që vijnë me drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se rektorët duhet të përqendrohen në ofrimin e një edukimi cilësor që nxit kuriozitetin dhe zbulimin tek studentët. Ai shtroi disa pyetje thelbësore, të cilat duhet të jenë në fokusin e punës së tyre: Si do të përdoren teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie? Cili do të jetë roli i inteligjencës artificiale dhe teknologjisë digjitale në universitetet shqiptare? Cilat programe studimi duhet të jenë prioritet për të përgatitur studentët për një botë që ndryshon me shpejtësi?

Presidenti vuri në dukje se roli i rektorit është një përgjegjësi e madhe, por gjithashtu edhe një mundësi për të ndikuar pozitivisht në sistemin e arsimit të lartë të vendit. “Universitetet tona duhet të jenë vende ku ndriçon dija, ku frymëzohen dhe motivohen studentët, ku nxit mendimi kritik dhe inovacioni”, theksoi ai, duke nënvizuar se rektorët kanë një përgjegjësi të madhe për të krijuar kushte që rinia shqiptare të shfrytëzojë potencialin e saj maksimal.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi nevojën që universitetet shqiptare të jenë në pararojë të kërkimeve akademike dhe të ofrojnë mundësi të barabarta për studentët, në mënyrë që ata të mos ndihen të detyruar të kërkojnë suksesin jashtë vendit. Ai u bëri thirrje rektorëve që të punojnë për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të përmirësuar kurrikulat, duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut të punës.

Në fund, Presidenti i Republikës shprehu besimin e tij se rektorët e rinj do të kenë sukses në përmbushjen e detyrës së tyre dhe do të jenë faktorë pozitivë ndryshimi në arsimin e lartë shqiptar.

Në vijim të dekretimit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, i zgjedhur rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale betimin e tij, duke theksuar përkushtimin për të drejtuar universitetin me integritet dhe për të kontribuar në zhvillimin e arsimit universitar në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...