Rama i hoqi monopolin Kadastrës, Shijaku, i pari në vend, mbyll procesin e legalizimit të afro 1, 800 banesave informale

Date:

Share post:

Më 17 korrik, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në vend, kryeministri Edi Rama njoftoi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimeve, duke i hequr monopolin për këtë proces Kadastrës. Ky ndryshim erdhi si pasojë e pakënaqësive të akumuluara tek qytetarët për shkak të zvarritjeve dhe vonesave në marrjen e lejes së legalizimit. Rama theksoi se koha e kërkesës është një faktor kyç, duke e konsideruar të padrejtë që disa qytetarë presin prej vitesh, ndërsa të tjerë, aplikues të mëvonshëm, marrin legalizimin me shpejtësi.

Ndërsa pritej vjeshta që bashkitë të nisnin nga puna, në një kohë rekord, reagoi bashkia e Shijakut duke u kthyer në një shembull të suksesit të këtij procesi të decentralizuar tashmë. 

Kjo bashki, duke shfrytëzuar dhe muajin kur kthehen emigrantët me pushime, ka kryer dhe përfunduar me sukses verifikimin në terren dhe dosjet për legalizimin e 1780 banesave informale të ndërtuara në 20 vitet e fundit. Ky rezultat është arritur falë punës intensive të stafit të bashkisë, i cili ka kryer inspektime dhe verifikime të detajuara në terren edhe pse në sezon pushimesh. 

Stafi i bashkisë ka trokitur derë më derë, duke inspektuar 10,500 banesa në total, nga të cilat 1780 janë evidentuar si informale dhe kanë përfituar nga ky proces. 

Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi për qytetarët e Shijakut ka qenë ndihma që i është ofruar çdo familjeje për përgatitjen e Gent-planeve të banesave të tyre, falas. 

“Nuk kam paguar asnjë lek. Erdhën trokitën në derë dhe tani pres për lejen. Faleminderit kryeministrit që i dha mundësi bashkisë dhe kryetarit tonë të na ndihmojë se kishim humbur çdo shpresë.”, u shpreh Eqerem Muça, banor i Shijakut. 

Ky shërbim do të ndihmojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), në arritjen e qëllimit përfundimtar të procesit, legalizimin e banesave informale.

Pas mbylljes së suksesshme të procesit nga ana e bashkisë dhe me dorëzimin e dokumentacionit pranë ASHK-së pritet që në një kohë të shkurtër të përfundojë makthi i pritjes së banorëve të cilëve do t’u jepen më në fund lejet e legalizimit dhe drita jeshila për të gëzuar plotësisht banesat e tyre. 

Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana shprehu krenarinë dhe entuziazmin për këtë arritje, duke nënvizuar përkushtimin e stafit të tij edhe gjatë sezonit të pushimeve, për të përmbushur këtë detyrë të rëndësishme për qytetarët dhe të gjithë komunitetin.

“Me nismën e re të qeverisë dhe kryeministrit Rama për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje në territorin e bashkisë sonë, ne u organizuam që të kishim një proces sa më të shpejtë. Ngritëm 35 grupe me 3 anëtarë për të dalë në terren. Kemi trokitur në çdo derë dhe përgatitur dosjet për ato familje që ende nuk e kishin përfunduar procesin, pavarësisht aplikimit që nga 2006 e në vazhdim. Procesi i legalizimit në bashkinë e Shijakut quhet i mbyllur.”

Deklarata e kryeministrit Rama, ku theksoi se “detyrë e kryetarëve të bashkive është të vendosin prioritetin për legalizimin e banesave”, ka gjetur kështu zbatim të menjëhershëm në Shijak, duke shënuar një arritje të rëndësishme në procesin e legalizimit të banesave informale në vend dhe duke u kthyer në një shembull për bashkitë e tjera. 

Edhe pas tërmetit, bashkia e Shijakut dëshmoi një menaxhim të mirë dhe të shpejtë të procesit të rindërtimit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...