Dy të vrarë në Roskovec të Fierit, autori dorëzohet në polici

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë tronditi sot fshatin Kurjan të Roskovecit, ku dy persona, xhaxha dhe nip, humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri automatike. Viktimat, e identifikuar si Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, u qëlluan rreth orës 14:00 nga i dyshuari Altin Kuka, 49 vjeç nga Fieri. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, ata ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Autori ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të tyre dhe paraprakisht deklarohet se shkak është bërë një grindje mes djalit të autorit dhe dy viktimave.

Pas krimit, autori i dyshuar, Altin Kuka, u dorëzua në polici, ku është nën hetim për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Policia po punon për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi dhe po merret në pyetje për të kuptuar arsyet e konfliktit që përfundoi në vrasje të dyfishtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...