Përndoqi ish-partneren, Ja vendimi i Gjykatës dhe deklarimi i tij: E desha për…

Date:

Share post:

“Doja të martohesha me të se prindërit i kam të vjetër e duan hyzmet.” 

Kështu ka deklaruar para gjykatës 47-vjeçari K. Gashi nga Shënavlashi që u arrestua nga policia disa ditë më parë, nën akuzën për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje, pas denoncimit të ish-partneres së tij, Elsës 29 vjeçe. Ai u la në qelitë e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Durrësit. Sipas hetimeve, përndjekja kishte nisur që në muajin shkurt, kur 29-vjeçarja i kërkoi të ndanin rrugët, duke i dhënë fund lidhjes intime qê kishin bashkë, por Gashi nuk e pranoi ndarjen dhe nisi ta përndiqte dhe kërcënonte.

Të shtunën u zhvillua seanca gjyqësore për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Në sallën e gjyqit ai pohoi se ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur. Në 2023-in kishte krijuar një lidhje dhe po mendonte të kthehej nga emigrimi në Itali dhe të jetonte pranë prindërve që për shkak të moshës kanë nevojë për të. Por planet për të krijuar familjen e re i janë prishur nga partnerja që e ka refuzuar. 

Gjykata e Durrësit, pasi shqyrtoi rastin, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Gashit dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokurori Pali Deçolli shpjegoi se sjellja e Gashit përbën vepra penale të klasifikuara sipas neneve 121/a dhe 278 të Kodit Penal dhe kërkoi burg për të.

Mbrojtja e Gashit kërkoi një masë më të butë, si arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje, duke pretenduar se i pandehuri kishte pasur qëllime serioze për martesë dhe se denoncuesja e kishte falur përmes një deklarate të bërë një ditë më parë, më 13 shtator. Mbrojtja theksoi se arma e gjetur në banesën e tij ishte një gjetje e vjetër që Gashi nuk kishte pasur mundësi ta dorëzonte.

Megjithatë, gjyqtarja Besjana Garxenaj solli në vëmendje se denoncuesja kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje, teksa ngriti gjithashtu pyetje rreth presionit që Gashi kishte ushtruar mbi ish-partneren dhe për kthimin e celularit dhe parave që i kishte dërguar asaj, rreth 200 mijë lekë, gjatë lidhjes.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata e la në qeli Gashin, duke vulosur deri në këtë moment një çështje që kishte shkaktuar shqetësim të thellë për ish-partneren.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...

Tjetërsimi i pronave/ 1143 hektarë tokë, në pranga 2 ish-drejtorë të Kadastrës, juristi dhe biznesmeni në Fier

Një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë, e dyshuar se është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara, është sekuestruar nga...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme. Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan...

Operacioni “Gold”/ Arrestohet 30-vjeçari me lingota floriri në makinë luksi

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche...