Evropa Qendrore përballet me përmbytje vdekjeprurëse, evakuohen mbi 51 mijë familje 

Date:

Share post:

Shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet e rrëmbyeshme frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

Stuhia Boris rezultoi vdekjeprurëse në Rumani, ku katër persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në rajonin juglindor të Galatit. Në Republikën Çeke, përmbytjet kanë çuar në evakuime dhe 51,000 familje në zonat veriore të vendit janë goditur nga ndërprerjet e energjisë, thotë kompania çeke e energjisë CEZ.

Polonia evakuoi gjithashtu disa njerëz nga Glucholazy, një qytet afër kufirit çek, pasi një lumë doli nga brigjet e tij.

“Ne po përballemi përsëri me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në kontinentin evropian, me pasoja dramatike,” tha të shtunën presidenti rumun Klaus Iohannis.

Reshjet ekstreme po bëhen më të shpeshta në Evropë, si në pjesën më të madhe të botës, për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Kryetari i Slobozia Conachi, një fshat në rajonin e Galatit të Rumanisë, tha se 700 shtëpi ishin përmbytur.

“Kjo është një katastrofë me përmasa tragjike,” tha Emil Dragomir.

Në Glucholazy, në rajonin jugperëndimor të Polonisë, Opole, zjarrfikësit grumbulluan thasë me rërë ndërsa banorët u evakuuan.

Në Krakov, qyteti i dytë më i madh i Polonisë, banorëve u janë ofruar thasë me rërë për mbrojtje nga përmbytjet. Në qytetin e Wroclaw-s mijëra banorëve iu desh të përdornin shkallët e blloqeve të larta, sepse ashensorët u mbyllën si një masë paraprake e sigurisë nga përmbytjet, raportuan mediat lokale.

Në Republikën Çeke, një digë shpërtheu të shtunën në rajonin e Bohemisë Jugore të vendit. Ministri i Mjedisit Petr Hladik u kërkoi atyre në zonat më të goditura të përgatiten për të lënë shtëpitë e tyre.

Kryeministri çek Petr Fiala tha se vendi u përball me “një fundjavë të vështirë”. Autoritetet kanë ngritur mure mbrojtëse me thasë rëre dhe barriera metalike. Ndeshjet e futbollit në dy ligat kryesore të vendit të planifikuara për këtë fundjavë u anuluan.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...