Nëna me tre fëmijët e mitur jeton në stan me të dashurin që njohu në Tik Tok. Shërbimi social: Është i rrezikshëm!

Date:

Share post:


Rrjetet sociale janë kthyer si një dritare për njohje të reja mes njerëzve, madje shumica prej tyre kanë krijuar edhe lidhje.

I tillë ishte edhe rasti i fundit i trajtuar në emisionin Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një burrë 8 vite më të ri se veten, bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç. Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, kur nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

10 ditë pasi kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht. Ata prej disa javësh jetojnë sëbashku dhe jetën e tyre e bëjnë publike në Tik -Tok duke marrë qindra klikime.

Fiksi fillimisht u njoftua nga persona të tjerë për jetesën e fëmijëve të mitur dhe nënës së tyre me Adriatikun, person sipas tyre jo i besueshëm, dhe udhëtoi drejt stanit në Mallakastër, ku pa nga afër gjendjen. Fillimisht ata flinin të gjithë në një hapesirë, më pas Adriatiku ishte mundur të krijonte një si ndarje.

Vizita e Fiksit nuk e surprizoi Adriatikun, pasi siç tregon dhe vetë tek ai kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë të cilët duan t’i heqin fëmijët prej aty. Nëna shprehet se ka ndjekur zemrën dhe se 8 vite diferencë nuk janë problem, pasi “mosha në dashuri është numër këpuce”.

Fiksi kontakton me shërbimin socisal të bashkisë të cilët pohuan se kanë shkuar dhe e kanë parë gjendjen në të cilën jetojnë të miturit si dhe kanë vendosur bashkë me nënën e tyre e cila ka firmosur të largohen drejt Ballshit, gjë e cila ende nuk ka ndodhur. Sipas shërbimit social, përveç kushteve aspak të favorshme për mirërritjen e fëmijëve, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm. Edhe pse Fiksi këmbëngul për të marr vesh të vërtetën, punonjësja e shërbimit social pohon se informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund t’i bëjë publike.

Pyetjes se përse fëmijët lihen me një person nëse ai i rrezikon, shërbimi social tregon se nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje më të shpejte, por u zotuan se fëmijët do ta nisin shkollën në qytet. Fiksi mëson gjithashtu se as për gruan, apo edhe fëmijët nuk është bërë një raport vlerësimi psikologjik, pasi nuk kanë psikologe.
Fiksi e ndoqi rastin në ditët në vijim dhe pa se të miturit vitin e ri shkollor nuk e nisën në Ballsh siç u zotua shërbimi social, por në fshatin ku jeton Adriatiku.

Fiksi ritelefonoi shërbimin social ku përgjegjësja pranon se fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë në stan. Pyetjes së Fiksit se pse rasti në fjalë, kur personi me të cilet jetojnë të miturit rezulton i rrezikshëm, nuk është referuar në polici dhe prokurori përgjegjësja shmang pyetjen duke thënë se nuk mund të bëjë komente për rastin në fjalë.

Pra, tre të mitur jetojnë me të dashurin e nënës në kushte aspak të mira, e mbi të gjitha me një të dashur që për shtetin rezulton i rrezikshëm./ TCh

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...