Të rinjtë marrin profesione në agroturizëm dhe bujqësi

Date:

Share post:

Në një kohë kur shumë të rinj kërkojnë mundësi të reja për zhvillimin profesional, shkolla kombëtare e agrobiznesit “Charles Tellford Erikson” në Golem të Kavajës po ofron një alternativë të mirë për ata që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në bujqësi dhe agrobiznes. Me programe të avancuara dhe një përqendrim në të mësuarit praktik, kjo shkollë po formon profesionistët e së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Të rinjtë mësojnë se si të zhvillojnë teknikat e bujqësisë moderne dhe administrojnë agrobizneset.

Matilda Çanaku, 

drejtoresha e shkollës, është e apasionuar pas shkollës dhe mundësive që ajo ofron për të rinjtë.

Ekonomiste në profesion, ajo tregon se interesimi i të rinjve është në rritje, pasi i përgjigjet kërkesës së tregut për specialistë të kualifikuar në këtë fushë. 

Degët që ofron kjo shkollë u sigurojnë të rinjve jo vetëm një bazë të fortë njohurish, por gjithashtu mundësi që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të zonave rurale. Që tani shumë prej tyre i kanë të qarta idetë se si do t’i përdorin dijet e tyre në përfundim të shkollës.

Adi, nxënës i vitit të fundit thotë se një ditë do të hapë një biznes në Durrës ku turistët të shohin produktet bio dhe më pas t’i shijojnë ato, ndërsa do të ofrojë dhe informacion mbi destinacionet turistike në vend. 

Një tjetër nxënëse thotë se po mëson që të fitojë zanat dhe të çojë përpara fermën e familjes. 

Shkolla ofron edhe bursa për nxënësit e saj, si dhe qëndrimin në konvikt për ata që vijnë nga zonat e largëta. Produktet që sigurohen brenda ambienteve të shkollës ku nxënësit bëjnë dhe praktikën përdoren për vetë nevojat e nxënësve të saj. Po ashtu shkolla është përfituese e projekteve të ndryshme që nxisin zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave dhe mëvetësinë e institucionit arsimor, që përmes paneleve diellore ka nisur të prodhojë dhe energji për të mbuluar nevojat e saj dhe të konviktit. 

“Unë qëndroj në konvikt. Jam nga Hasi. Ka dhe nxënës të tjerë nga zona jonë. Nuk është e lehtë larg familjes por ia vlen. Një ditë ne do të punojmë dhe administrojmë agrobiznese në Has. Kemi shumë zona të bukura dhe atje”, shprehet një nga nxënësit që qëndrojnë në konvikt. 

Ndërsa emigrimi vazhdon të jetë një zgjedhje për një pjesë të rinisë shqiptare, shkolla e Agrobiznesit në Golem po krijon mundësi të reja për një të ardhme të qëndrueshme në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nuk ka ‘fund’ droga e sekuestruar e ‘të tmerrshmit të Beratit’, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e Lulzim Cakës, vendi ku e...

Një tjetër sasi lënde narkotike, që dyshohet se është e së njëjtës linjë me atë të sekuestruar më...

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...