Duka, kreu i PAA-së akuzon qeverinë për diskriminim financiar, paralajmëron veprime ligjore

Date:

Share post:

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka ngritur akuza kundër qeverisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me mungesën e financimit paszgjedhor që, sipas ligjit, i takon partisë. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i PAA-së, Agron Duka, theksoi se partisë së tij i është mohuar financimi prej 3,544,462 lekë, pavarësisht se PAA ka arritur të sigurojë 2.6% të votave në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Sipas ligjit Nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të gjitha partitë që plotësojnë kushtet, duhet të marrin financimin shtetëror pas zgjedhjeve. Megjithatë, siç deklaron Duka, PAA është ende pa financim, ndërkohë që partitë e tjera kanë marrë jo vetëm financimin paszgjedhor, por edhe atë para zgjedhor.

PAA i është drejtuar KQZ-së për këtë çështje, dhe ky institucion ka pranuar të drejtën e partisë për financim, por ka pohuar se nuk disponon fondet e nevojshme për ta përmbushur këtë detyrim. Në përgjigjen e KQZ-së, theksohet se është dërguar një kërkesë Ministrisë së Financave që nga tetori 2023, por problemi mbetet ende i pazgjidhur.

Në deklaratën e tij, Agron Duka shpreh zhgënjimin dhe akuzon qeverinë për qëndrim të qëllimshëm anti-opozitar, duke e konsideruar këtë një akt të paprecedent në politikën shqiptare. Ai vuri në dukje se PAA, e themeluar prej 33 vitesh, nuk është një parti e përkohshme dhe kërkoi zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi.

Nëse financimi nuk jepet, PAA paralajmëron se do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar financimin e ligjshëm dhe kompensimin për dëmet e shkaktuara nga mos dhënia e tij në kohë.

“Po kërkojmë vetëm atë që na njeh dhe jep ligji,” përfundon Duka, duke nënvizuar se kjo është një shkelje e hapur e barazisë dhe lirisë politike në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...