Dy tentativa për grabitje parash në Durrës, “Exchange” prangos autorin

Date:

Share post:

Një 29-vjeçar nga Rrogozhina, Florenc Deda, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pas tentativës për të marrë me forcë para nga një bankë dhe më pas për të grabitur me dhunë një shumë prej 500,000 lekësh nga një pikë të këmbimit valutor.

Episodi i parë ndodhi në lagjen nr. 3, ku i riu tentoi të merrte para nga kasa e një banke të nivelit të dytë, por pa sukses. Gjatë përpjekjes së tij për t’u larguar, ai arriti të grabisë shumën në një pikë këmbimi valutor në lagjen Nr. 1.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, e cila mobilizoi shërbimet e Komisariatit të Durrësit, patrullën e përgjithshme, forcat “Shqiponja” dhe njësitë operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Operacioni u zhvillua nën emrin e koduar “Exchange.”

Pamjet filmike dhe hetimet paraprake konfirmuan se i arrestuari ishte përgjegjës për të dyja tentativat e grabitjes me dhunë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi shumën e parave të marra në exchange.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...