Zvicër/ Hetime dhe arrestime për “kabinën vetëvrasëse”. Pajisja po përdoret për t’i dhënë fund jetës 

Date:

Share post:


Zvicra është një nga vendet e pakta në botë ku vetëvrasja e asistuar është e ligjshme, në kushte të caktuara, por autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal dhe kanë arrestuar disa persona pas vdekjes së një gruaje amerikane në të ashtuquajturën “kabinë vetëvrasëse” e quajtur “Sarco Pod” nga shpikësi i saj. Ajo u përdor për herë të parë pasditen e së hënës në një pyll afër kufirit gjerman, në qytetin zviceran të Merishausenit.

Gruaja me shtetësi amerikane që vdiq mësohet se ishte 64-vjeçe.

Policia në kantonin Schaffhausen, në Zvicrën veriore, konfirmoi arrestimet, ndërsa zyra e prokurorit publik konfirmoi se kishte hapur një hetim për ndihmë dhe nxitje për vetëvrasje. Një zëdhënës tha se po heton gjithashtu nëse janë kryer vepra të tjera penale.

Ministrja e Brendshme e Zvicrës, Élisabeth Baume-Schneider, vuri në dyshim statusin moral dhe ligjor të kabines Sarco Pod, një pajisje e projektuar për të lejuar një person brenda të shtypë një buton që injekton gaz azot në dhomën e mbyllur. Njeriu më pas supozohet të bjerë në gjumë dhe të vdesë nga mbytja brenda pak minutash.

Një shkencëtar gjerman, Florian Willet, mendohet të ketë qenë i vetmi person i pranishëm në vdekjen e gruas. Ai është një nga anëtarët kryesorë të Last Resort, një organizatë përgjegjëse për kabinën dhe krahun zviceran të Exit International, një organizatë jofitimprurëse që lobon për legalizimin e vetëvrasjes së asistuar. Është e paqartë nëse Ëillet është në mesin e të arrestuarve.

Ai i tha tabloidit zviceran Blick se vdekja e saj ishte “paqësore, e shpejtë dhe dinjitoze”. Gruaja kishte vuajtur për shumë vite nga një sërë problemesh serioze shëndetësore në lidhje me një gjendje autoimune, shtoi ai.

Shpikësi i Sarco Pod, Philip Nitschke, një shtetas australian, tha në platformën X se kabina ishte përdorur për t’i dhënë asaj “vdekjen që ajo dëshironte”, shtoi ai.

Përpara se të hynte në ‘Sarco Pod’, gruaja kishte bërë një deklaratë për një avokate, Fiona Steëart, një nga drejtoret e Last Resort, e cila është e martuar me Nitschke. Në deklaratë ajo konfirmoi se kishte qenë dëshira e saj të vdiste dhe se kishte dhe mbështetjen e dy djemve të saj. Gruaja ishte shprehur se donte të vdiste pasi u diagnostikua me një gjendje të rëndë që i shkaktoi dhimbje të forta.

Stewart i tha De Volkskrant se gruaja ishte ekzaminuar më parë nga një psikiatër që kishte konfirmuar se ajo ishte e aftë mendërisht.

Ligji zviceran e lejon vetëvrasjen e asistuar për sa kohë që personi e merr jetën e tij, ose të saj pa “ndihmë të jashtme” dhe ata që e ndihmojnë personin të vdesë nuk e bëjnë këtë për “asnjë motiv vetë-shërbyes”, sipas një faqe interneti qeveritare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...