“Kapedani” i restauruar, një homazh për trashëgiminë artistike shqiptare. Nderohen aktorë dhe realizues të filmit. Mes tyre dhe “xha Beqo”, aktori i madh Nikolin Xhoja

Date:

Share post:

Pas 52 vitesh nga prodhimi i tij, filmi ikonë i kinematografisë shqiptare “Kapedani” (1972), i realizuar nga regjisorët F. Hoshafi dhe M. Fejzo, rikthehet në ekranin e madh në një version të restauruar në cilësi 4K. Ky projekt, i realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) dhe financuar nga ACE – Association des Cinémathèques Européennes, u shfaq mbrëmjen e 24 shtatorit në kinema Millennium si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF), duke tërhequr dhjetëra dashamirës të artit dhe kulturës. 

Filmi, tashmë dhe i subtitruar në anglisht, u prezantua në një ceremoni të veçantë ku AQSHF dhe TIFF nderuan me Çmimin e Mirënjohjes disa prej realizuesve dhe aktorëve të këtij filmi të paharruar. Një prej artistëve të nderuar ishte “Artisti i Popullit” Nikolin Xhoja, i cili u përkujtua me këtë titull nëpërmjet vajzës së tij, pianistes Aksinja Gioia Xhoja, e cila e pranoi çmimin në emër të familjes. Nikolin dhe bashkëshortja e tij, Meropi Xhoja, ishin gjithashtu themelues të teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në këtë mbrëmje, shfaqja premierë e filmit të restauruar shënoi një ngjarje emocionuese për të gjithë ata që e kanë ndjekur “Kapedanin” gjatë dekadave. 

Në mes të nostalgjisë dhe nderimeve, një histori e veçantë vjen nga xhirimet e filmit. Në një skenë të improvizuar, grupi i xhirimit kishte përgatitur një surprizë për Nikolin Xhojën duke e angazhuar pa dijeninë e tij të shoqen, Meropi Xhoja, në rolin e teto Sotiricës. Gjatë xhirimit të episodit ku Beqo qëllon gabimisht dritaret në vend të poçit, Meropi shfaqet duke bërtitur, çka e befasoi Nikolin Xhojën, i cili, pas një momenti hutimi, shpërtheu në humor: 

“Jo! Kjo është e pamundur… Edhe këtu Meropi? Isha çunak partizan dhe më del para Meropi. U martova me Meropin, në shtëpi me Meropin, në punë me Meropin… edhe këtu ma keni sjellë Meropin?”

Humori i tij i mprehtë dhe shakatë e tij të zakonshme me Meropin krijuan një atmosferë të ngrohtë gjatë xhirimeve, ndërsa Meropi qëndroi pranë tij, duke e ndihmuar të përballonte sfidat e shëndetit gjatë punës.

Ky rikthim i “Kapedanit” në versionin e restauruar përfaqëson një moment të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë artistike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...