Reagon Apeli: Ishte vendim unanim për Salianjin

Date:

Share post:


Vendimi i marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është votuar në mënyrë unanime nga të tre anëtarët e trupit gjykues.

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë më 26 shtator për deputetin demokrat Ervin Salianji, duke përgënjeshtruar lajmet e rreme, sipas saj, në portale. Ky vendim la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin me 1 vit burg për çështjen Babale.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat. Ndërkaq Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut për të vuajtur dënimin.

Përveç humbjes së mandatit të deputetit, Salianji bazuar në ligjin e dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë në 5 vitet e ardhshme për zgjedhjet parlamentare.

Situata e krijuar çoi dhe në zhvillimin e mbledhjes së grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD-së, ku vendimi u konsiderua si një luftë e hapur ndaj opozitës, ndaj dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...

Tjetërsimi i pronave/ 1143 hektarë tokë, në pranga 2 ish-drejtorë të Kadastrës, juristi dhe biznesmeni në Fier

Një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë, e dyshuar se është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara, është sekuestruar nga...